Presidenti i SHBA-së, Joe Biden: I shqetësuar për trazirat e mundshme pas zgjedhjeve presidenciale

Presidenti amerikan, Joe Biden shprehu besimin se zgjedhjet e ardhshme presidenciale do të zhvilloheshin në mënyrë të drejtë, ndërsa ngriti shqetësime për trazira të mundshme. “Unë kam besim se zgjedhjet do të jenë të lira dhe të ndershme. Por, nuk jam i sigurt nëse do të jenë paqësore”, tha Biden.

Biden shprehu skepticizëm në lidhje me gatishmërinë e opozitës republikane për të pranuar rezultatet e zgjedhjeve. “Vura re se kandidati republikan për zëvendëspresident JD Vance nuk tha se do të pranonte rezultatin e zgjedhjeve”, tha Biden.

“Ata nuk e kanë pranuar as rezultatin e zgjedhjeve të fundit. Kështu që unë jam i shqetësuar për atë që ata do të bëjnë”, tha presidenti amerikan. Fushata zgjedhore intensifikohet, frika e një dhune, e motivuar politikisht mbetet e madhe. Përpjekja e fundit për vrasjen e kandidatit republikan Donald Trump ka ndezur diskutime të mëtejshme rreth gjendjes së diskursit politik në SHBA.

SHKARKO APP