Presidenti i Zvicrës: ‘Facebook’ ka dështuar me monedhën digjitale Libra

‘Facebook’ ka dështuar me monedhën digjitale Libra. Ky fakt është bërë i ditur nga presidenti i Zvicrës, Ueli Maurer, i cili thekson se projekti ka nevojë për përpunim. “Unë nuk mendoj se ekziston ndonjë mundësi për Libra-n në formën e tanishme, sepse bankat qendrore nuk do ta pranojnë atë. Projekti, në këtë formë, ka dështuar”, -tha Maurer.

‘Facebook’ ka kërkuar mbështetje ligjore nga Zvicra për monedhën digjitale. Ndërkohë, kompania nuk ka komentuar deklaratat e presidentit të Zvicrës. Planet për monedhën digjitale të drejtuar nga Facebook-u, e cila do të lëshohet dhe menaxhohet nga Shoqata e Libra-s me bazë në Gjenevë, kanë ngritur shqetësime midis rregullatorëve dhe politikanëve, duke filluar nga çështjet e privatësisë dhe deri te potenciali i saj për të ndikuar në politikën monetare dhe për të ndryshuar situatën financiare në botë.

Nga ana tjetër, zyrtarët që drejtojnë projektin, përfshirë menaxherin e lartë në Facebook, David Marcus, kanë thënë se pengesat rregullatore mund të vonojnë lëshimin në qarkullim të monedhës, të planifikuar për në qershor të vitit 2020.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?