Presidenti pranon dorëheqjen e qeverisë
Presidenti libanez, Michel Aoun ka pranuar dorëheqjen e kryeministrit të vendit Hassan, i cili e njoftoi mbrëmjen e së hënës por Aoun i ka kërkuar Diab të mbetet ende në cilësinë e kujdestarit, derisa të formohet një kabinet i ri, ndërsa vazhdojnë tubimet pas shpërthimin që shkatërroi Bejrutin.
Qeveria e Libanit u tërhoq pasi Kryeministri Hassan Diab fajësoi korrupsionin në Liban për një shpërthim shkatërrues të një jave më parë që rrafshoi qytetin.
Tensionet janë rritur në vend pas shpërthimit masiv në portin e Bejrutit që ka vrarë deri më tani 200 njerëz dhe plagosi 6,000 të tjerë, sipas raportit të fundit.