Presidenti provokon me deklaratën: Kokaina është si uiski

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro në mes të një mbledhjeje urgjente të kabinetit, filloi të flasë për procesin e legalizimit të drogës më të përhapur në planet.

Ai vuri në dukje se kokaina nuk legalizohet sepse “prodhohet në Amerikën Latine” dhe vazhdoi duke e krahasuar me alkoolin, duke theksuar se “kokaina nuk bën më shumë dëm se uiski”.

Petro në fjalimin e tij të parë si President deklaroi se “lufta kundër drogës ka humbur” dhe njoftoi një sërë masash për kultivuesit e bimës së kokas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të kultivimi ka të bëjë me më shumë se 110 mijë familje fermere, të cilat janë stigmatizuar pa nevojë, pasi gjethet e bimës nga e cila prodhohet droga përdoren edhe për prodhimin e plehrave kimike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?