Presidenti Putin shpreh gatishmërinë për të zgjidhur konfliktin Armeni-Azerbajxhan
Rusia është ofruar që të zhvillojë bisedime për t’i dhënë fund luftimeve mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e diskutuar të Nagorno-Karabakh.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u bëri ofertën dy qeverive për të ndërmjetësuar bisedimet. Zyra e tij e shtypit deklaroi se ministri Lavrov kishte nxitur dy vendet që të ndalojnë retorikën e luftës.
Ai ka thërritur në zyrën e tij ministrat e Jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit. Më shumë se 100 persona kanë vdekur në harkun kohor të 5 ditëve që kur nisën luftimet. Rajoni Nagorno-Karabakh është pjesë e Azerbajxhanit por drejtohet nga armenë etnikë.
Një ditë më parë, Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin francez Macron për këtë konflikt, dhe të dy bënë thirrje për armëpushim të menjëhershëm mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.