Presidenti refuzon t’i japë intervistë gazetares, shkak shamia për të cilën u vra edhe 22-vjeçarja
22-vjeçarja Mahsa Amini u vra nga policia e Iranit, me motivin se e kishte vendosur keq hixhabin, një shami e detyeshme për gratë atje. Krimi tragjik ka shkaktuar zemëratë dhe protesta masive.
Korrespondentja e luftës, Christiane Amanpour kishte organizuar një intervistë me presidentin iranian, Ebrahim Raisi për ta pyetur për vdekjen e 22-vjeçares dhe për protestat që kanë shpërthyer në vend.
Kjo do të ishte intervista e parë e presidentit iranian në tokën amerikane. Intervista nuk u zhvillua, pasi presidenti Raisi kërkoi që Amanpour të mbante shami sepse janë muajt e shenjtë të Muharremit dhe Safarit, gjë që gazetari e refuzoi me mirësjellje.