Presidenti rumun: Nuk jemi të gatshëm për presidencën e BE-së

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, tha se vendi i tij nuk është i gatshëm të marrë presidencën e radhës të Bashkimit Evropian në muajin janar dhe i bëri thirrje kryeministres të japë dorëheqje.

“Sipas mendimit tim, ne nuk jemi të përgatitur për këtë”, tha Iohannis të hënën në Bukuresht.

Viorica Dancila, politikane nga Partia Social-Demokrate që ka pushtetin në Rumani, është emëruar kryeministre në janar dhe që atëherë është kritikuar si figurë në një qeveri që në fakt drejtohet nga shefi i Social-Demokratëve, Liviu Dragnea, i cili nuk ka mundur të bëhet kryeministër, për shkak të një dënimi për manipulim me vota.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Tani duhet të zëvendësohet ky aksident – qeveria Dragnea-Dancila”, tha Iohannis.
“Nuk ka asnjë shans për një qeveri të mirë … apo përfshirje të duhur në çështjet evropiane”, shtoi ai, shkruan rel.

Swiss Digital Mobile Reklama

Iohannis i bëri komentet pasi ministri për Çështje Evropiane i Rumanisë, Viktor Negresku, dha dorëheqje javën e kaluar, pas trazirave në qeveri lidhur me përgatitjet për presidencën gjashtëmujore të BE-së.

Muajin e kaluar, komisionarja për drejtësi e BE-së, Vera Jourova, shprehu shqetësim për kapacitetet e Rumanisë për të menaxhuar me presidencën.

BE-ja, më 13 nëntor, do të lëshojë raportin e saj të fundit mbi sistemet gjyqësore të Rumanisë dhe Bullgarisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?