Presidenti thyen rekord, flet 14 orë dhe u përgjigjet…
Nëse ”ankohemi” se politikanët tanë flasin gjatë në media, duhet të shohim se çfarë bëhet në Europë. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka vendosur një rekord të ri botëror për konferencën e shtypit më të gjatë të mbajtur ndonjëherë: plot 14 orë radhazi. Zelensky e nisi “maratonën” në orën 10:00 dhe e mbylli pak pas mesnate.
Konferenca u zhvillua në Kiev, me qindra gazetarë që bënë pyetjet e tyre për kreun e shtetit ukrainas. Sipas zëdhënëses së Volodymyr Zelensky, Iulia Mendel, ishin rreth 300 gazetarët e pranishëm në konferencë, të cilët i drejtuan Presidentit rreth 500 pyetje.
Rekordi i mëparshëm për konferencën më të gjatë mbahej nga Presindeti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, me 8 orë.