FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Trump kapet me komedianen: E pështirë, shkatërrove mbrëmjen me batutat e tua

Presidenti amerikan Donald Trump i është kundërvënë ashpër komedianes Michelle Wolf për performancën e saj në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, shkruan BBC.

Trump, i cili nuk ishte prezent në event për të dytin vit radhazi, zgjodhi Twitter-in për të kritikuar Wolf si një komediane “të pështirë” e cila shkatërroi mbrëmjen me batutat e saj.

Darka ishte për presidentin një turpërim për gjithë të pranishmit, ndaj kreu i shtetit kërkoi që eventi të mos zhvillohet më ose të zhvillohet me një tjetër format.

Swiss Digital Desktop Reklama

Akti i komedianes Michelle Wolf ngjalli si vlerësim ashtu edhe kritika ndaj saj. Organizata pas këtij eventi vjetor shprehu keqardhje për përçarjen që mbizotëroi sallën pas performancës hapëse të komedianes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndër komentet më polemizuese dhe të ashpra të Wolf ishin ato drejtuar sekretares së shtypit në Shtëpinë e Bardhë Sarah Sanders, e cila u vu dukshëm në një pozitë të vështirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?