Presidenti Trump: Në fund të vitit SHBA mund të ketë gati vaksinën kundër Covid-19

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se ai beson se Shtetet e Bashkuara do të kenë një vaksinë për koronavirusin përpara vitit 2021.

“Ne kemi shumë besim se do të kemi një vaksinë në fund të vitit 2020”, tha ai gjatë një interviste për Fox News.

Shkencëtarët në të gjithë botën aktualisht po garojnë për të zhvilluar një vaksinë të tillë, por shumica e ekspertëve presin që ajo do të jetë gati për shpërndarje masive diku në vitin 2021.

Mirëpo, Trump e pranoi se po bënte një parashikim të afatit kohor për vaksinën më herët sesa këshilltarët e tij mjekësorë.

“Mjekët do të thoshin, mirë, nuk duhet ta thuash këtë. Unë do të them atë që mendoj”, tha ai.

Prova e parë e vaksinës kundër Covid-19 tek njerëzit u njoftua muajin e kaluar nga shkencëtarët në Seattle, prova e parë tek njerëzit në Evropë ka filluar në Oksford.

SHKARKO APP