FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Begaj: Përkujdesja për personat me autizëm, tregon solidaritetin e shoqërisë

Në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit mbi Autizmin, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, theksoi rëndësinë e përkujdesjes për personat me autizëm, si një tregues të vërtetë të humanizmit dhe solidaritetit të shoqërisë.

“Sfidat e autizmit duhet të jenë një përparësi shoqërore dhe shtetërore. Personat me autizëm janë qenie të mrekullueshme njerëzore, të cilët, si çdo njeri tjetër, kanë kufizime, por edhe aftësi të jashtëzakonshme. Me talentet dhe aftësitë e tyre, ata e bëjnë botën më të mirë,” shkruan presidenti.

Ai shtoi se të gjithë duhet të punojmë për t’u siguruar që personat me autizëm të jetojnë me dinjitet dhe mundësi të barabarta duke u mbështetur në mënyrë të vazhdueshme në çdo hap të jetës së tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?