Presidenti Trump papritmas lexon me zë të lartë shënimin konfidencial të Sekretarit amerikan të Shtetit, Rubio

Donald Trump e vë Marco Rubion në një situatë jo të rehatshme duke lexuar shënimin e tij me zë të lartë gjatë takimit të gjigantëve të naftës me presidentin amerikan.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rubio i dorëzoi presidentit amerikan, Trump një shënim konfidencial gjatë një takimi me përfaqësues të industrisë së naftës.

Por, lideri amerikan papritmas filloi ta lexojë atë me zë të lartë për të gjithë të pranishmit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kthehu te Chevron. Dëshirojnë të diskutojnë diçka”, Sekretari i kishte shkruar në letër presidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Chevron është një nga tre kompanitë e naftës që pritet të përfshihen në shitjen e naftës së Venezuelës.

Në momentin që 79-vjeçari e lexoi shënimin para të gjithëve, Rubio dukej dukshëm i sikletosur, ndërsa Trump, nga ana tjetër, u duk i kënaqur – madje e përkëdheli në shpatull.

Ndryshe, kompanitë e naftës nuk premtuan se do të investojnë 100 miliardë dollarë në Venezuelë, ashtu siç kishte deklaruar Trump. /Telegrafi/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?