Presidenti u drejtohet grave: Bëni nga 6 fëmijë
Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro u ka kërkuar grave që të kenë nga gjashtë fëmijë “për të mirën e vendit”. Duke u paraqitur në një ngjarje televizive që promovonte një plan kombëtar të kujdesit shëndetësor të grave, Maduro udhëzoi gratë të “lindin, të lindin dhe të lindnin”. Vendi po përballet me një krizë ekonomike e cila ka rezultuar në mungesë të rëndë të ushqimit dhe ilaçeve. Midis 2013 dhe 2018, 13% e fëmijëve në Venezuelë ishin kequshqyer, thotë agjensia e fëmijëve të KB Unicef. Një luftë e hidhur për pushtet midis qeverisë dhe opozitës ka acaruar vendin.