Presidenti vijon deklaratat e tij shokuese: Mjekët që vdesin nga Covid 19, janë me fat sepse…
Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka vazhduar me kritikat e tij por kësaj here në qendër të tyre ishin mjekët dhe infermierët. Ai ka thënë se stafi mjekësor që humb jetën duke trajtuar pacientët e infektuar me koronavirus, janë ‘me fat’ që vdesin për vendin e tyre.
Duterte i bëri komentet të hënën në mbrëmje në një deklarate televizive drejtuar kombit, i cili është kryesisht në bllokim për shkak të pandemisë. ‘Ka mjekë, infermierë, që vdiqën. Ata që vdiqën ishin duke ndihmuar të tjerët. Ata janë aq me fat. Ata vdiqën për vendin. Kjo duhet të jetë arsyeja pse ne vdesim“, tha ai. “Do të ishte nder të vdisja për vendin tim, ju siguroj“, shtoi.
Të paktën 12 mjekë filipinas kishin vdekur nga COVID-19 që nga e diela, 29 mars, sipas Shoqatës Mjekësore Filipine. Mjekët janë ankuar për mungesë të pajisjeve mbrojtëse për ata që gjenden në vijat e përparme të pandemisë.
Vendi regjistroi 227 raste të reja të koronavirusit dhe tetë vdekje të tjera të Mërkurën, tha ministria e shëndetësisë. Shifrat e fundit sollën përkatësisht numrin e përgjithshëm të infeksioneve me 2,311 dhe vdekjet në vend shkuan në 96.