Presidenti Zelensky e cilëson Rusinë shtet të terrorit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka akuzuar Rusinë për politikë të terrorit. “Unë do t’ia kujtoj gjithmonë botës, se Rusia zyrtarisht duhet të njihet si shtet terrori, si nxitëse e terrorizmit”, tha presidenti ukrainas në një fjalim me video në Kiev.

Ky përcaktim reflekton realitetin e përditshëm, që Rusia ka krijuar me sulmin e saj kundër Ukrainës dhe do që ta “çojë shumë më tepër drejt Europës”. Zelensky theksoi se “kjo duhet të pranohet ligjërisht”.

Zelensky është shprehur se në fillim të javës, do t’u drejtohet anëtarëve të samitit të BE-së në Bruksel dhe do të flasë për “terrorin, që sot vërtet është bërë e vetmja mënyrë e vrprimit e shtetit rus kundër Europës.

SHKARKO APP