Presidentja Osmani kundër BE për Vetting-un: Rruga për rezultate konkrete

Pasi lexoi progres raportin e Komisionit Europian e mori në zyrë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka disa kundërshtime. Për Vetting-un në drejtësi, për të cilin u rekomandua që të mos bëhej në formën e propozuar nga qeveria pasi duhej të ishte opsioni i fundit sepse nuk është e domosdoshme që të gjithë prokurorët dhe gjykatësit të rivlerësohen menjëherë.

“Nuk pajtohem me këtë konstatim. Mungesa e Vettingut do të ishte shqetësim serioz, e jo përmbushja e këtij procesi. Edhe ky konstatim është i gabuar. Përmes këtyre mekanizmave nuk është arritur as ngritja integritetit. Për këto BE ka kritikuar vetë për vite të tëra. Prandaj vettingu jo vetëm që është i rëndësishëm por është i domosdoshëm”, deklaroi ajo.

Osmani mbrojti dhe vendimin për shkarkimin e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, i cili u konsiderua i jashtëligjshëm në progres raportin e Komisionit Europian, duke theksuar se ka vepruar në përputhje me ligjet dhe kushtetutën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht kundërshtive, Osmani pranoi një rekomandim të raportit. Sipas saj, “KE edhe këtë vit e konfirmon se situata në veri të vendit është sfidues për krimin e korrupsionin. Jam e kënaqur që zgjedhjet janë cilësuar si më të mirat dhe më të demokratike në rajon, e lumtur që vlerësimi me punën e KQZ është pozitive”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?