Presidentja Osmani pranë refugjatëve afganë: Siguri dhe strehë

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA-ve, Nicholas Giacobbe, ka vizituar refugjatët afganë që janë të vendosur në Kampin Liya. Osmani thekson se Kosova dhe populli i saj do të jenë gjithnjë aty për të ofruar siguri dhe strehë.

Postimi i plotë

Sot së bashku me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA-ve, Nicholas Giacobbe ishim në vizitë në Kampin Liya.

Swiss Digital Desktop Reklama

E rrethuar nga fëmijët afganë që vazhdonin lojën e harenë, edhe pse në tokë të huaj, sot kuptuam edhe njëherë rëndësinë e ngrohtësisë e nivelit të dashamirësisë që duhet ta karakterizojnë një vend që i hap dyert për ata që janë në nevojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dikur ishin vendet e tjera për ne, e sot jemi ne në gjendje të bëhemi shtëpi e përkohshme e atyre që u detyruan të lënë pas shtëpitë e tyre.

Kosova dhe populli i Kosovës do të jenë gjithnjë aty për të ofruar siguri dhe strehë. Ndihemi të nderuar që jemi në gjendje të qëndrojmë pranë aleatëve tanë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?