Pret dorën për dëmshpërblim të majmë, 21-vjeçarja rrezikon burgun
Një vajzë është arrestuar në Slloveni për mashtrim, pasi preu dorën me një sharrë rrethore në mënyrë që të fitonte dëmshpërblim të majmë.
Identiteti i saj nuk bëhet me dije, por mediat lokale raportojnë se 21-vjeçarja shpresonte që të merrte 380 mijë dollarë nga një prej 5 kompanive të sigurimit, me të cilat kishte nënshkruar kontrata pak para incidentit.
E teksa i është nënshtruar një ndërhyrjeje të gjatë kirurgjikale në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Lubianës, zëdhënësi i policisë sllovene ka deklaruar se 21-vjeçarja sëbashku me bashkëpunëtorin e saj 29-vjeçar, që rezulton anëtar familjeje, rrezikojnë dënimin deri në 8 vite burg.
KOHA JONË SONDAZH

