Prifti shmangu gjobën, dha justifikimin më të pabesueshëm, por policët e hengrën dhe e lanë të kalonte

Një prift u ndalua nga policia në një qytet italian, ndërsa udhëtonte me makinë dhe pasi iu kërkua leja për lëvizjen. Ai prezantoi një certifikatë të shkruar vetë, ku thoshte se duhet të shkonte për një ekzorcizëm, për të zhdukur një prani dyshuese demoniake.

“Autocertifikata që paraqiti prifti ishte e pagabueshme, e pajisur dhe me firmën e arqipeshkvit. Dhe kështu u la të kalonte pa marrë gjobë për shkelje”, -shpjegoi komandanti i policisë.

Por, dioqeza e Vercellit mohon që burri në fjalë të jetë një anëtar i tyre, apo ndonjë besimtar operativ në territor. “Për rrjedhojë, edhe dokumenti i paraqitur para uniformave blu, nuk mban firmën e arqipeshkvit, monsinjor Marco Arnolfo, i cili nuk ka asnjë dijeni për faktin në fjalë”, -shkruan dioqeza.

SHKARKO APP