Prifti vetësakrifikohet për të shpëtuar një person më të ri
![](https://kohajone.com/wp-content/uploads/2020/03/D9C2C1D9-A0A1-4ED1-9794-9FBD116BB116.png)
Ai ndërroi jetë pasi rezultoi pozitiv me koronavirus, por edhe sepse zgjodhi të vetësakrifikohej për një person tjetër.
Është fjala për priftin 72-vjeçar nga Casnigo, Bergamo, Don Giuseppe Berardelli, për të cilin “Tgcom24” shkruan se hoqi respiratorin e tij, të cilin ia kishte blerë bashkësia e tij famullitare, duke ia dhënë atë një personi më të ri që ishte në gjendje të rëndë. Dikush që as nuk e njihte.
Don Giuseppe Berardelli ndërroi jetë në spitalin Lovere, shkruan A2.
Deri tani, të paktën 30 priftërinj kanë ndërruar jetë në Italinë e shkatërruar nga Covid-19, nga të cilët të paktën 16 janë nga dioqeza e Bergamos.