Prigozhin e vajtojnë si hero, vdekja ende një mister

Qytetarë dhe anëtarë të grupit WAGNER, po vajtojnë vdekjen e Prigozhin. Në një memorial të improvizuar të grupit Wagner në Moskë, vetëm disa qindra metra larg Kremlinit u vendosën lule dhe u ndezën qirinj.

Vdekja e Prigozhin e ka lënë grupin famëkeq pa një drejtues dhe në pikëpyetje tani po vendoset e ardhmja e Wagner në Afrikë dhe vendet e tjera.

Vdekja e Prigozhin mbetet ende e mbuluar me mister. Perëndimi ka drejtuar gishtin tek Moska e cila përmes zëdhënësit të saj Dmitri Peskov i ka cilësuar akuzat se ka urdhëruar vrasjen e tij një gënjeshtër.

SHKARKO APP