Princeshë Diana shtyu njerkën dhe e hodhi nga shkallët

Në shtator të vitit 1989, princeshë Diana ishte te shtëpia e prindërve të saj, në Althorp të Northamptonshërit, Angli, kur nuk e përmbajti dot zemërimin që kishte për njerkën. 28-vjeçarja bëri fjalë me konteshën Raini Spenser, e cila ishte martuar me babain e saj, Xhonin, që prej 13 vitesh. Pastaj e shtyu aq fort sa kontesha u rrokullis nga shkallët.

Këtë e tregon ish ndihmësja personale e konteshës, Sju Haui, në një dokumentar që është transmetuar kohët e fundit, i cili përqendrohet te marrëdhënia “dashamirësi/urrejtje” që Diana ka pasur me njerkën e saj. Haui thotë se kontesha u ngrit e tronditur dhe me të nxira nëpër trup.

Të dyja gratë kanë vdekur sot. Diana vdiq në një aksident me makinë në vitin 1997, ndërsa Raini, vajza e shkrimtares së famshme angleze, Barbara Kartland, vdiq në vitin 2016 nga kanceri. Armiqësia e tyre por dhe miqësia e papritur, është një histori tërheqëse që ka çuar në realizimin e këtij dokumentari.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?