Princi Charles: Ka një krizë më të madhe se pandemia

Ndryshimet klimatike përbëjnë një krizë më të madhe se pandemia e koronavirusit. Ky është mesazhi i përgatitur nga princi i kurorës britanike, Charles, për liderët e vendeve kryesore të botës, që pritet t’iu shpërndahet sot.

Sikurse raportojnë mediat, në mesazhin a tij, princi i kujton botës mundësitë e reja ekonomike që solli pandemia, por nuk duhet harruar plaga e përhershme, vijon ai, që mbetet koherente çdo ditë në sirtarët e drejtuesve botërorë dhe ka të bëjë me hapat konkrete për të frenuar ndryshimet e natyrës, si pasojë e cenimit të klimës.

Pak ditë më parë, edhe Bill Gates, bashkëthemelues i Microsoft, u shpreh se bota po përballet me ndryshimet e klimës, të cilat edhe ai i vlerësoi si më shqetësuese se pandemia. “Nuk ka një vaksinë për ta zgjidhur ndryshimin klimatik, është shumë më i rëndë”, tha Gates për “Bloomberg”.

SHKARKO APP