Princi Charles merr si dhuratë 1 milion euro nga sheiku i Katarit

Princi i Uellsit, Charles ka pranuar një valixhe që përmbante një milion euro para nga një ish-kryeministër i Katarit. Ai ka marrë një total prej 3 milion eurosh nga Sheikh Hamad bin Jassim bin Jaber Al Thani në periudha të ndryshme mes viteve 2011 dhe 2015.

Clarence House tha se donacionet nga sheiku u kaluan menjëherë një prej fondacioneve të bamirësisë së Princit dhe janë ndjekur të gjitha procedurat e duhura.

Në një prej takimeve ai mori një shifër prej 1 milion euro, të futura në valixhe. Në një takim tjetër kokë më kokë në Clarence House në vitin 2015, Charles pranoi një shifër tjetër prej 1 milion eurosh.

SHKARKO APP