Princi i Uellsit dhe bashkëshortja nisin turneun mbretëror në Zelandën e Re

Princi i Uellsit, Charlsi dhe bashkëshortja e tij Camilla kanë nisur turneun mbretëror të vitit 2019 në Zelandën e Re. Çifti vizituan Parkun Memorial të Luftës Mount Roskill, ku vendosën kurora me lule në shenjë nderimi.

Princi i Uellsit, Charlsi dhe bashkëshortja e tij Camilla kanë nisur turneun mbretëror të vitit 2019 në Zelandën e Re. Ky është udhëtimi ç parë i çiftit në katër vjet, ndërsa pritet të vizitojnë Christchurch, Waitangi, Auckland dhe Kaikōura.

Më herët, çifti mbretëror vizituan Parkun Memorial të Luftës Mount Roskill, ku vunë kurora me lule në shenjë nderimi, përpara se të mbërrinin në Qendrën e Komunitetit Wesley, ku morën përshëndetjet tradicionale dhe vëzhguan vallet e Pasifikës.

Princi Charles gjithashtu u takua me themeluesit e Critical Design, të cilët shndërrojnë mbetjet plastike në objekte funksionale.

SHKARKO APP