Probleme me sistemet IT në të gjithë botën. Preken bankat, aeroportet dhe linjat hekurudhore

Bankat e mëdha, mediat dhe linjat ajrore kanë pësuar aktualisht ndërprerje të mëdha të shërbimit të IT në të gjithë botën, shkruan BBC.

Fluturimet janë ndaluar në aeroportin e Sidneit dhe United Airlines ka ndaluar fluturimet. Gjithashtu platforma e bursës së Londrës ka shfaqur gjithmonë ndërprerje të sistemit.

Microsoft tha se po ndërmerr veprime pas problemeve në shërbim, raporton agjencia e lajmeve AFP. Kompania tha gjithashtu se po heton çështjet me shërbimet cloud në SHBA dhe një çështje që ndikon në disa nga aplikacionet dhe shërbimet e saj.

Ndërkohë që janë prekur edhe linjat e trenave në Mbretërinë e Bashkuar. Aeroporti i Berlinit po përjeton vonesa në check-in për shkak të një “defekti teknik”.

Në Spanjë është raportuar për një “incident” në të gjitha aeroportet e vendit.

Në Mbretërinë e Bashkuar, kanali Sky News është gjithashtu jashtë transmetimit. Burime brenda qeverisë australiane kanë thënë se problemi vjen nga kompania e sigurisë kibernetike CrowdStrike.

Microsoft ka konfirmuar se po heton një “çështje që ndikonte në aftësinë e përdoruesve për të hyrë në aplikacione dhe shërbime të ndryshme të Microsoft 365”.

Edhe bankat e mëdha janë prekur gjithashtu ndaj këtij problemi, me klientët se kanë raportuar se nuk janë në gjendje të hyjnë në llogaritë e tyre. Përdoruesit në platformën e mediave sociale X kanë raportuar se çështja lidhej me përditësimin e CyberStrike, i cili shkaktoi probleme ndërkombëtare.

SHKARKO APP