Procesi i Brexit shtyhet në 31 Janar 2020
Bashkimi Europian ka pranuar shtyrjen e procesit të Brexit deri në 31 Janar 2020.
Këtë e bënë të ditur Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk përmes një postimi në Twitter.
“Mbretëria e Bashkuar mund të largohet nga BE deri në 31 Janar 2020 nëse kërkesa e tyre aprovohet nga parlamenti.”
Ky vendim vjen pasi pjesëtarët e Parlamentit ishin të gatshëm të votonin për propozimin e Boris Johnson për zgjedhje elektrale të parakohshme në 12 dhjetor.
Sipas BBC, drafti i marrëveshjes për 27 vendet e BE përfshin edhe një pikë tjetër se marrëveshja e tërheqjes së Britanisë nuk mund të negociohet më në të ardhmen.
Mbretëria e Bashkuar duhet të ishte larguar nga Bashkimi i Evropian të enjten, por Johnson duhet të paraqiste një kërkesë për shtyrjen e procesit të Brexit.