Prodhuesi më i madh i vaksinave anti-covid nis për dy javë eksportin

Autoritetet zyrtare në Indi bënë me dije se vendi i tyre do të nisë eksportimin e vaksinave antiCovid të prodhuara në vend brenda 2 javëve. Zyrtari i Ministrisë së Jashtme hodhi poshtë lajmet se India do të ndalonte eksportet e vaksinave që po prodhon, për të përmbushur kërkesën lokale.

India prodhon rreth 60% të vaksinave në të gjithë botën dhe shumë vende janë duke pritur me padurim që ajo të fillojë dërgimin e dozave. Ajo ka miratuar zyrtarisht përdorimin emergjent të dy vaksinave ndërsa përgatitet të fillojë fushatën e vaksinimit në janar.

India planifikon të organizojë një nga fushatat më të mëdha të vaksinimit në botë, duke kërkuar të imunizojë rreth 300 milionë njerëz deri në korrik. Rregullatori i barnave të vendit u ka dhënë dritën jeshile dy vaksinave, njëra e zhvilluar nga AstraZeneca me Universitetin e Oksfordit dhe një nga firma lokale Bharat Biotech.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?