PROFIL/ Kush është i zgjedhuri i Presidentit për qeverinë e re të Italisë dhe pse e thërrasin “zotëri gërshëra”

Carlo Cottarelli, ish-drejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar, do të përballet me një betejë të vështirë, formimin e një qeveri teknokrate për Italinë në mesin e një krize të thellë politike.

64-vjeçari do të takohet me Presidentin Sergio Mattarella pas bisedimeve mes kreut të shtetit dhe partive populiste pasi formimi i një qeverie të re nuk mundi të realizohej, shkruan BBC.

Emërimi i Cottarelli-t si kryeministër tani ka tërhequr zemërimin e lëvizjes 5 Yjet dhe ligës nacionaliste, të cilët e kanë konsideruar si një lëvizje me paramendim nga Mattarella dhe lobet evropiane kundër qeverisë së propozuar nga koalicioni i tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

carlo

Swiss Digital Mobile Reklama

Shanset e ekonomistit që të fitojë miratimin për një qeveri teknokratike janë të pakta pasi Lëvizja “5 Yjet” dhe Liga do ta pengojnë këtë gjë.

Udhëheqësi i Ligës, Matteo Salvini tha se Cottarella ishte “Zoti Askushi” i cili përfaqëson institucionetfinanciare, ndërkohë që kreu i “5 Yjet” Luigi Di Maio qeshi me mundësitë e tij për të fituar miratimin e një parlamenti në të cilin partitë e tij dhe Salvini komandojnë në shumicë.

saa

Cotarrelli iu bashkua së pari FMN-së në vitin 1988, pas 6 vjetësh në sektorin financiar të Bankës së Italisë.

Ai ishte drejtor i departamentit të punëve fiskale të FMN-së nga viti 2008 në 2013 dhe u bë i njohur si “Zoti Gërshëra” pas bërjes së shkurtimeve të shpenzimeve publike në Itali ndërkohë që u ngarkua me rishikimin e shpenzimeve publike nga qeveria qëndrore e majtë e Enrico Letta-s.

Cotarelli ankohej për rezistencën e burokratëve në Romë. Që atëherë Cottarelli ka punuar si drejtor i Observatorit të Llogarive Publike në Universitetin Katolik të Milanos.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?