Projekti TAP, Biden e vlerëson si jetik për sigurinë e Europës
Zëvendës.presidenti amerikan, Xho Bajden, parashikoi se ndërtimi i korridorit jugor europian të gazit nga Azerbajxhani në Europë do të sjellë një ndryshim radikal në furnizimin e Europës me gaz dhe uljen e varësisë së kontinetit të vjetër nga Rusia. Në korridorin jugor bën pjesë edhe projekti i Transadratikut, që pritet të dërgojë gazin azerbajxhanas në Itali edhe nëpërmjet Shqipërisë. “Me mbështetjen e qeverisë turke dhe asaj azere, ky projekt ambicioz që kalon përmes Azerbajxhanit, Gjeorgjisë, Turqisë, Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë, do të dërgojë gazin për herë të parë nga Kaspiku në Europë. Do të jetë një ndryshim radikal në sigurmin e energjisë në kontinent.
Në Europë, sigurimi i energjisë është një pikë jetike e interesave të kontinetit, pasi Rusia gjithmonë e më shumë e përdor rolin e saj si eksportues gazi si armë në politikën e jashtme kundër vendeve fqinje, duke shkelur normat bazike tregtare ndërkombëtare”. I mbërritur në Stamboll pas një vizite në Kiev, Bajden ritheksoi qendrimin e Uashingtonit mbi konfliktin ukrainas.
“Ta themi troç, agresioni rus në Ukrainë dhe pushtimi i paligjshëm i Krimesë na tregon se duhet të punojmë ende shumë për të garantuar vizionin strategjik të Europës së lirë dhe në paqe”. Bajden vlerësoi edhe marrëveshjen e arritur së fundmi për naftën nëpërmjet qeverisë qendrore irakiane dhe asaj rajonale kurde në veri të vendit, të cilën e cilësoi si një hap përpara në bashkimin e Irakut.