FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protesta masive në Danimarkë dhe Groenlandë kundër planeve amerikane për ishullin arktik

Demonstrata të mëdha pritet të zhvillohen sot në Danimarkë dhe Groenlandë, në shenjë proteste kundër deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump lidhur me marrjen nën kontroll të ishullit arktik.

Sipas organizatorëve, protestat synojnë të dërgojnë një mesazh të qartë kundër çdo ideje që cenon sovranitetin e Groenlandës dhe të drejtën e banorëve të saj për vetëvendosje.

Mijëra persona kanë njoftuar në rrjetet sociale se do të marrin pjesë në marshime dhe tubime të organizuara nga shoqata groenlandeze në qytete të ndryshme daneze. Protestat janë planifikuar të mbahen në Kopenhagë, Aarhus, Aalborg dhe Odense, si dhe në kryeqytetin e Gorenlandës, Nuuk.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?