Protesta masive pas përdhunimit e vrasjes së 8-vjeçares

Revoltë në popull ka shkaktuar përdhunimi brutal nga një bandë dhe vrasja më pas e 8-vjeçares, Asifa Bano. Kjo ngjarje makabre, ka shkaktuar zemërim dhe protesta në të gjithë Indinë.

Trupi i së ndjerës, i përkiste një fisi nomad musliman, dhe u gjet në një pyll më 17 janar të këtij viti pranë qytetit Kathua në Indi.

Lidhur me ngjarjen policia ka arrestuar 4 efektivë policie, një ish drejtues lokal dhe një minoren, të gjithë anëtarë të një komuniteti Hindu që ishte përfshirë më parë në një konflikt për pronësinë e një toke me komunitetin mysliman në Kathua të Indisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çështja ka shkaktuar akoma edhe më tepër irritim në të gjithë Indinë, pasi një grup anëtarësh të komunitetit hindu protestuan kundër arrestimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?