Protesta në 50 qytete italiane, studentët “djegin Salvinin dhe Di Maio-n”

Në 50 qytetet italiane studentë, profesorë, mësues, nxënës, prindër e qytetarë kanë protestuar në një grevë 24 orëshe kundër paketës ekonomike të sapo aprovuar nga qeveria Conte dhe ndaj kostos së lartë e të papërballueshme që ka procesi i studimit të të rinjve në Itali.

Manikinë me portretet e dy zvëndës kryeminstrave Luigi Di Maio e Matteo Salvini, njëherësh liderë të dy forca kryesore qeverisëse, janë djegur nga studentët në rrugët e qytetit të Torinos nën sloganet kundër qeverisë.

Manifestuesit kanë hedhur thirrjet kundër reformës së re ekonomike, e cila sipas tyre ka injoruar problemet e studentëve e nuk parashikon burime të reja financiare në favor të së drejtës së arsimimit e cilësisë së formimit dhe studimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga veriu në jug të Italisë sheshet janë mbushur me të rinj protestues nën thirrjet “se nuk kanë frikë nga ndryshimi”, por ndryshimi i premtuar nga qeveria “5 Yjet-Lidhja” janë veç fjalë pa asnjë masë konkrete.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për manifestuesit ndryshimi propagandistik i premtuar nga qeveria nuk ka një projekt konkret për zhvillinim e vendit.

“Arsimi duhet të jetë në vendin e parë në axhendën e çdo qeverie, cilado qoftë, deklaron komiteti organizues i studentëve, e ndryshim për ta do të thotë më shumë investime në fushën e arsimit, investime afatgjate për të rinjtë, shkolla më të sigurta por jo me telekamera në klasë si në “big brother”e siç kërkon Salvini, por investime në sektorin e ndërtimit e mirëmbajtjes së shkollave”.

Protestuesit kanë hedhur bojë të kuqe mbi fotografinë e Ministrit të Brendshëm Matteo Salvini e të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik Luigi Di Maio, fakt që ka shkaktuar reagimin e ashpër të liderit të Lidhjes.

Në profilin e tij Twitter, Salvini pyet se “a është ai e Lidhja që akuzohen se mbjellin urrejtje? Apo janë këta studentë demokratë, të pëkëdhelurit e qëndrave sociale që varin në rrugë fotografinë e Ministrit të Brendshëm e djegin manikinin me fytyrën e tij. E kjo është diçka e shpifur,…” shkruan ai duke informuar se të rinjtë që kanë kryer një gjest të tillë janë denoncuar nga autoritetet policore.

Grevës së studentëve në 50 qytetet italiane i janë bashkuar dhe punonjësit e transportit publik, duke vënë në vështirësi qarkullimin dhe paralizuar lëvizjen e banorëve në mjaft qytete.

/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?