FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protesta në Maltë për shkak të vrasjes së gazetares që luftoi kundër korrupsionit

Mijëra maltez kanë protestuar duke kërkuar drejtësi dy javë pas vrasjes së gazetares Dafna Karuan Galicia që luftoi kundër korrupsionit.

Në thirrjen e organizatorëve nga shoqëria cicile që kanë filluar një tubim të madh edhe pra një jave, demonstruesit kanë marshuar me thirrjet “Turp”, “Turp”, dhe “Drejtësi”.

Si në protestat tjera ata kanë kërkuar shkarkimin e drejtorit të Policisë dhe ministrit të drejtësisë, Në shtetin më të vogël(430 mijë banorë) shumë nuk besojnë në drejtësi dhe në zyrtarët e Policisë të cilët shpesh kanë qenë cak i kritikave të gazetares së vrarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Galicia vitin e kaluar ka publikuar artikuj për korrupsion ku e kanë përfshirë edhe kryeministrin Jozef Muskat dhe bashkëpunëtorët e tij. Ajo po ashtu ka shkruar se edhe bashkëshortja e kryeministrit ka marr miliona dollar nga vajza e president të Azerbajxhanit nëpërmes firmës së avokatëve nga Panamaja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me publikimin e “Panama Papers” është zbuluar njëri nga skandalet më të mëdha botërore të korrupsionit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?