Protesta në mbarë Europën kundra masave shtrënguese nga Covid-19
Mijëra njerëz kanë demonstruar këtë të shtunë, në disa shtete Europiane, kundra masave anti-covid, pikërisht ditën kur Franca dhe Polonia vendosën të nënshtrojnë popujt e tyre ndaj masave më të reja që parashikojnë një mbyllje të pjesshme me qëllim uljen e infeksioneve.
Gjermania, Holanda, Austria, Bullgaria, Zvicra, Rumania, Serbia, Polonia, Franca dhe Britania e Madhe ishin disa nga shtetet në të cilat pati protesta të përmasave të ndryshme. Në mbarë Europën, protestuesit u mblodhën kundër “diktaturës” së masave të imponuara gjatë kësaj pandemie, diçka që ata e shohin si një sulm ndaj lirive themelore.
Në demonstrata ishte i pranishëm dhe një element i fuqishëm i mohuesve të pandemisë, të ushqyer nga dezinformatat. “Ndaloni terrorin e Coronavirus-it” ose “Covid-19 është një mashtrim”, ishin disa nga sloganet.