FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protesta në Rumani kundër korrupsionit në nivele të larta

Mijëra qytetarë rumunë dolën në një protestë masive në Bukuresht duke sfiduar të ftohtin dhe borën e dendur. Protesta masive e të shtunës mbrëma pasoi atë të dhjetorit, për të kundërshtuar Social Demokratëve që janë në pushtet, të cilët janë në përpjekje të vazhdueshme për të dobësuar pavarësinë gjyqësore dhe luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë.

Në muajin dhjetor, partia PSD në pushtet dhe aleati i tyre i vogël i koalicionit, ALDE, përdorën shumicën e tyre për të nxitur një riorganizim gjyqësor, përmes parlamentit pavarësisht kritikave të ashpra nga Komisioni Evropian dhe  Departamenti amerikan i Shtetit.

 Riorganzimi u kundërshtua nga Gjykata Kushtetuese dhe tashmë është në pritje të një vendimi. Ligjvënësit do të nisin debatin për një seri propozimesh që të ndryshojnë kodin penal kur parlamenti të mblidhet në shkurt. Propozimet do të mund të dekriminalizojnë disa vepra penale, do të zvogëlonin dënimet dhe kritikët thonë se kjo do të conte nën  kërcënimin e ligjit dhe të rendit në përgjithësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një përpjekje e mëparshme nga PSD për të mos dënuar disa vepra të korrupsionit, përmes dekretit emergjent në fillim të 2017, shkaktoi protestat më të mëdha në Rumani që prej rënies së komunizmit në 1989.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë gjatë mbrëmjes të së shtunës të paktën qind mijë njerëz marshuan drejt parlamentit në Bukuresh, vendi i të gjitha protestave të mëdha që prej  1989. Protestuesit shpërthejnë zhurmat, tundnin flamuj dhe thërrisnin “Hajduta!” Ndërkohë me dhjetëra mijëra qytetarë të tjerë  protestuan në qytete në të gjithë Rumaninë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?