Protesta në Shkup: “Gruevski ik”

Portali NOVA po transmeton drejtpërdrejt protestën para Qeverisë.

Qytetarët janë mbledhur para Qeverisë në Shkup në shenjë proteste pas zbardhjes së disa detajeve lidhur me vrasjen e një të riu maqedonas 4 vjet më parë.

Një numër i madh i qytetarëve rreth orës 18.00 janë mbledhur para Qeverisë në shenjë proteste, pas publikimit të ‘bombës’ së radhës nga opozita, e cila zbulon detaje për vrasjen e një të riu maqedonas Martin Neshovski para 4 viteve në Shkup.

24 vjeçari u vra në sheshin e Shkupit, ku partia në pushtet VMRO-DPMNE po festonte fitoren e arritur në zgjedhjet e vitit 2011. Ndërsa sipas ‘bombës’ së publikuar autori i vrasjes është anëtarë i Ministrisë së Brendshme dhe se ai ishte pjesëtar i afërt i shërbimit të sigurisë së kryeministrit.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev theksoi se kjo vrasje zbulohet se është kryer nga njerëz të pushtetit dhe se është bërë fshehja e saj. Sipas Zaev, përse MPB me ditë kishte heshtur dhe kishte fshehur vrasjen? Përse përgjegjësia ndëshkoi vetëm një person ? Pse nuk pati përgjegjësi për zinxhirin komandues ?.

“Dëgjohet se si Sasho Mijallkov pranon se vrasja është kryer nga Igor Spasov derisa ka qenë në detyrë”, theksoi Zaev, duke shtuar se pushteti kishte bërë planin për të fshehur vrasjen.

“Të jemi gjithë në shesh dhe të rikujtojmë kriminelët se asnjëherë nuk do të harrohet kjo. Drejtësia do të bëj të veten”, thuhet në thirrjen e grupeve protestuese përmes rrjeteve sociale.

SHKARKO APP