Protesta të dhunshme kundër shkarkimit të presidentit, raportohen viktima

Të paktën dy persona kanë humbur jetën pasi policia dhe protestuesit u përplasën me njëri-tjetrin në Lima të Perusë.

Dhjetëra njerëz kanë mbetur të plagosur pasi policia hodhi gaz lotsjellës ndaj qytetarëve.

Në Peru shpërthyen protestat pasi të hënën Kongresi votoi për shkarkimin e Presidentit Martin Vizcarra, pas akuzave për rryshfet, gjë që u mohua prej tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky vendim nuk u prit mirë as nga qytetarët, të cilët vërshuan rrugëve në mbështetje të Vizcarras.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kongresi sakaq emëroi si president të përkohshëm Manuel Merino.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?