Protesta të dhunshme në Francë

Në këtë kohë të Covid-19, në Francë nuk ka qetësi. Me dhjetëra protestues janë përplasur me policinë në kryeqytetin francez Paris në demonstrata të reja kundër një projektligji të diskutueshëm të sigurisë.

Policia përdori gaz lotsjellës pasi protestuesit me kapuç thyen vitrinat e dyqaneve dhe u vunë flakën disa automjeteve. Policia e Parisit, tha se rreth 500 protestues ishin të infiltruar për të shkaktuar kaos.

Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin tha se 100 persona ishin arrestuar në të gjithë Francën, në protestat paralele në qytete të mëdha si Marsejë e Lion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gati 100 tubime ishin planifikuar në të gjithë vendin gjatë të shtunës mbi projekt-ligjin që do të ndalonte publikimin e imazheve të oficerëve të policisë gjatë punës së tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?