Protesta të dhunshme studentore në Greqi


Te pakten dy studente jane plagosur gjate konfrontimeve qe kane filluar kur studentet e fakultetit te drejtësisë jane perpjekur te bllokojne klasat e shkolles se tyre ne te cilat Qeveria kerkon te vendose roje sigurie si mase per te parandaluar vandalizmat, vjedhjet dhe sulmet ndaj dekaneve qe kane ndodhur ne te kaluaren. 

Sipas studenteve prania e rojeve të sigurisë është një shkelje e të drejtave te lirise se institucioneve arsimore.

“Ju mund të shikoni qartë se çfarë bëjnë forcat e rendit dhe çfarë roli do të luajë në shkolla. Kjo na tregon se nuk ka vend për nxënësit në shkolla por vetëm  per trazirat e policise qe solli dekani yne, i cili mendon se ai mund të bëjë çfarëdo që ai dëshiron duke imponuar ligjin ne dhe rendin në universitetet greke”, thotë një student.

Protesta e së enjtes vjen pas tubimeve te shumta studentore ne javet e fundit qe pasqyrojne se sa te mprehta jane problemet ne sektorin grek te arsimit kur qeveria ka vendosur reduktimin e financimeve dhe te numrit te nenpunesve te stafit administrativ dhe akademik.Nga ana e tyre studentet protestojne per mbipopullimin e klasave dhe mungeses se stafit mesimor qe pengon funksionimin normal te univesiteteve.

Protesta u zhvillua vetem disa ore para festimeve te dites se 17 Nentorit, pervjetorit te levizjes studentore te vitit 1973 kundër juntes ushtarake. Te pakten 7000 police do te jene ne gadishmeri per te parandaluar pershkallezimin e protestave te reja studentore ne oret e ardhshme. 

/ Top Channel 

SHKARKO APP