Protesta të forta dhe trazira, Presidenti iranian bën thirrje për unitet kombëtar

Prej 17 ditësh në Iran po mbahen protesta të forta pas vrasjes së 22-vjeçares Mahsa Aminit, ku ka edhe shumë të vdekur.

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi ka bërë thirrje për unitet kombëtar. Raisi pranoi “dobësitë dhe dështimet” e shtetit, por në të njëjtën kohë përsëriti deklaratat e zyrtarëve të tjerë, përfshirë edhe ato të liderit suprem, Ajatollah Ali Khamenei, duke fajësuar armiqtë e Iranit për trazirat.

Universitetet dhe shkollat e mesme iu bashkuan protestave. 22 vjeçarja vdiq teksa ishte në paraburgim nën dyshimet se kishte shkelur rregullat e hixhabit.

Zyrtarët thanë se Amini vdiq nga një sulm në zemër. Familjarët e saj dhe shumë iranianë të tjerë thonë se dëshmitarët kanë treguar se ajo është rrahur teksa është arrestuar nga autoritetet. Qindra artistë, aktivistë dhe gazetarë, janë arrestuar që kur kanë shpërthyer protestat.

SHKARKO APP