Protestat e dhunshme në Athinë, Mitsotakis mesazh qytetarëve: Zemërimi i verbër nuk çon askund. Nuk do lejoj askënd të na ndajë

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar për protestat e dhunshme që kanë shpërthyer në Athinë. Për Mitsotakis, mesazhet në Nea Smyrni janë të trishtueshme teksa i bën thirrje të rinjve që janë kryengritur, që tërbimi i verbër nuk çon askund.

Një polic ka mbetur i plagosur nga dhuna e sotme, teksa Mitsotakis kujton premtimin e natës së 7 korrikut të 2019, kur theksonte se nuk do të lejojë askënd të ndajë grekët dhe t’i kthejë mbrapsht.

“Imazhet e trishtueshme të dhunës që pamë të gjithë sonte në Athinë duhet të jenë të fundit. Dhe jeta e një prej bashkëqytetarëve tanë, policit të ri që ishte në rrezik, për të na zgjuar.
Në këto momente, përmbajtja dhe gjakftohtësia duhet të mbizotërojnë nga të gjithë. Dhe u drejtohem veçanërisht të rinjve tanë, të cilët janë të destinuar të krijojnë trazira. Jo për të shkatërruar. Zemërimi i verbër nuk çon askund.
Për fat të keq, disa njerëz i injoruan paralajmërimet tona. Dhe atyre që përpiqen të mbjellin urrejtje dhe përçarje në shoqëri për të mbuluar ngërçin e tyre, siç bënë në të kaluarën, u përgjigjem: Në natën e zgjedhjeve të 7 korrikut 2019, theksova se jam këtu për të garantuar unitet, siguri dhe prosperiteti i të gjithë grekëve. E përsëris këtë tani. Nuk do të lejoj askënd të na ndajë. Ne nuk do të lejojmë askënd të na kthejë mbrapsht ”- tha Mitsotakis.

SHKARKO APP