FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protestat në Iran, dhjetë të vrarë gjatë natës

Dhjetë njerëz janë vrarë gjatë natës në protestat kundër-qeveritare që kanë përfshirë Iranin, sipas televizionit shtetëror të këtij vendi. “Në ngjarjet e natës së fundit, për fat të keq, 10 persona janë vrarë në disa qytete”, njoftoi televizioni shtetëror. Të paktën 12 persona të vrarë duket të jetë bilanci që nga nisja e protestave ditën e enjte.

Të hënën, presidenti Hassan Rouhani tha se protestat dhe kritikat janë një mundësi, e jo një kërcënim. Ai tha se vendi duhet të punojë së bashku për të rregulluar problemet ekonomike.

“Kombi ynë do të përballet me këtë minorancë që thërret slogane kundër ligjit dhe dëshirave të popullit, dhe fyen shenjtërinë dhe vlerat e revolucionit tonë”, tha ai më herët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht deklaratave të presidentit, protestat kanë vijuar. Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe presionin ujit për të shtypur protestën në sheshin Engheleb të Teheranit, ndërsa protesta të tjera raportohen nga Kermanshah dhe Khorramabad në perëndim, Shahinshahr  në veri dhe nga qyteti verior Zanjan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Demostratat që shpërthyen të enjten në qytetin e dytë më të madh të Iranit, Mashhad, janë shfaqja më e madhe e pakënaqësisë që prej marshimeve masive të lëvizjes së Gjelbër, të shtypur brutalisht në vitin 2009.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?