Protestat në Paris, 200 të arrestuar

Mbi 200 vetë janë arrestuar nga policia franceze pasi thyen dritare dyqanesh dhe i vunë flakën disa restoranteve dhe makinave në Paris, në Ditën e Punëtorëve.

Përleshjet erdhën kundër pakënaqësive që kanë qytetarët ndaj Presidentit Emmanuel Macron.

Demonstruesit, sipas institucioneve lokale rreth 1,200, hodhën sende të forta në drejtim të agjentëve të policisë, të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe përdorën një top uji.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dënoj fort dhunën dhe aktet degraduese të kryera në kuadër të 1 Majit në Paris” u shpreh nga Ministri i Brendshëm francez, Gerard Collomb, në Twitter. Ministri siguroi se është bërë çdo gjë e nevojshme për të ndaluar këto trazira serioze dhe për të arrestuar ata që janë përgjegjës për këto “akte të papërshkrueshme”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?