Protestë antiamerikane në Turqi
Një protestë e madhe u zhvillua sot pranë bazës ushtarake në Adana, Turqi, që është baza e forcave të NATO-s.
Protestuesit kanë bërë thirrje që të mbyllet baza. Raportohet se deri në 1000 persona janë mbledhur në protestë. Protestuesit kanë thirrur parulla anti-amerikane dhe anti-Izraelite, raporton RT. “Largohuni që këtu. Ky është vendi ku ka filluar e keqja ndaj vendeve myslimane”, thërrasin protestuesit. Disa ushtarakë të kësaj baze janë arrestuar lidhur me grushtin e shtetit në Turqi.
Ndërkohë, policia ka bllokuar hyrjen në bazë. Zyrtarët amerikanë kanë informuar qytetarët amerikanë se konsullata në qytet do të jetë e mbyllur gjatë protestës.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=9YqyNTktQqg” width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

