Provokon sërish Izraeli, Netanjahu: Asnjë forcë ndërkombëtare në Gaza

Izraeli bën me dije planin e tij më të fundit për ndërtimin e 1738 njësive të tjera të banimit në një zonë që ndodhet mes vijës së Gjerlbër të Jeruzalemit. Organizata Peace Noë deklaroi se pozicioni i këtyre ndërtimeve për kolonët mund të jetë shumë problematik në aspektin politik.

Kryeministri Netanjahu përsëriti edhe njëherë qëndrimin se në fund të luftës në Gaza, enklava do të kontrollohet nga ushtria izraelite, duke përjashtuar praninë e çdo force tjetër ndërkombëtare. Ai premtoi se për sa kohë ai do të jetë kryeministër Autoritetet Kombëtar Palestinez nuk do të drejtojë në Gaza.

“Ata që edukojnë fëmijë drejt terrorizmit dhe që e financojë atë nuk do të kenë drejtimin e Gazës pasi Hamasi të eliminohet”, u shpreh Netanjahu.

SHKARKO APP