Pse Amerika nuk mund t’i japë dot fund luftërave të saj të pafundme
Nga William M.Arkin, Newsweek
Një marrëveshje paqeje me Talibanët, parashikon që trupat amerikane do të nisin të tërhiqen nga Afganistani duke nisur nga data 1 maj. Ky është një premtim i nga presidenti Joe Biden për t’i dhënë fund luftës atje. Ai vjen në një kohë kur Kongresi është një hap larg miratimit të tërheqjes edhe nga Iraku pas gati 20 vjetësh.
Kur lexon këto, dikush mund të mendoje se luftërat e pafundme të Amerikës, po marrin fund. Në fakt kjo nuk është e vërtetë, pasi gjithçka që kemi mësuar nga 2 dekadat e fundit, e ka bërë më të vështirë përfundimin e vërtetë të luftërave.
Megjithëse administrata e re duket se synon t’i japë fund luftës më të vjetër të Amerikës, për shkak se ka një lodhje në rritje nga luftërat e pafundme në Lindjen e Mesme, dhe megjithëse Pentagoni po përpiqet t’i ri-fokusojë burimet larg nga anti-terrorizmi dhe drejt përplasjeve të mundshme kundër Rusisë dhe Kinës, këto luftëra nuk do të përfundojnë.
Dhe kjo sepse ka diçka tek mënyra se si lufton SHBA-ja – dhe tek mënyra se si ka mësuar të luftojë në Afganistan dhe në fushëbeteja të tjera të shekullit XXI – që e lehtëson luftën e pafundme. Ky transformim i ushtrisë amerikane ndodhi gradualisht, ndërsa forcat e armatosura i zhvendosën misionet tyre larg zbarkimeve tokësore.
Mënyra e re amerikane e luftës, u fokusua tek bombardimet dhe vrasjet, kryesisht përmes avionëve dhe dronëve, por gjithashtu edhe në hapësirën kibernetike. Rëndësia e trupave tokësor u zvogëlua. Nuk kishte më ushtri për të luftuar, nuk kishte vende për të pushtuar, dhe as oreks edhe për t’u përfshirë në luftime trup me trup që e vënë në rrezik jetën e amerikanëve.
Ajo që u shfaq është një lloj i caktuar luftimesh, i mbështetur nga një rrjet global fleksibël dhe i besueshëm. Masat tradicionale të pranisë së trupave tokësore, janë bërë të parëndësishme, ndërsa mjetet e luftës aktuale u bënë të padukshme. Për shembull, merrni Afganistanin.
Presidenti Biden tani thotë se 2500 “trupat” e fundit të mbetura në vend, do të tërhiqen deri në fund të vitit. Dhe në fakt, njësia e fundit e rregullta e ushtrisë dhe marinsave amerikanë do të rikthehet në shtëpi. Por këta nuk janë ushtarët e vetëm në atë vend, dhe luftimet – madje edhe në tokë – janë zhvendosur nga këmbësoria tek operacionet klandestine speciale nga paraushtarakët e CIA-s.
Ato ekzistojnë në fshehtësi dhe të injoruara në vëmendja publike. Ata që luftojnë përkrah tyre janë të tjerët, që gjithashtu nuk janë trupa të rregullta ushtarake. “Trajnerët” dhe teknikët i ndihmojnë afganët se si t’i përdorin pajisjet me vlerë miliarda dollarë që u kemi dhënë.
Elementet gjysmë-ushtarakë të agjencive të tjera – DEA dhe Departamenti i Shtetit, madje edhe FBI – luftojnë përkrah tyre gjithashtu kundër trafikut të drogës, qenieve njerëzore dhe madje edhe korrupsionit.
Dhe pastaj janë kontraktorët privatë, të cilët janë bërë gjithnjë e më të brendshëm për çdo gjë aspekt ushtarak, madje edhe për operacionet e vijës së frontit. Në Afganistan, kontraktorët civilë janë më të shumtë se ushtarët në raportin 7 me 1, dhe këta ushtarë jo-ushtarë, po marrin gjithnjë e më shumë përsipër detyra ushtarake gjithnjë e më të drejtpërdrejta.
Në fakt, 54 kompani të ndryshme të mbrojtjes, po reklamojnë tani hapjen e vendeve të reja të punës në Afganistan, duke kërkuar teknikë për të bërë gjithçka, nga analiza e informacioneve të inteligjencës dhe vrasja e terroristëve, deri tek riparimi i kondicionimit të ajrit.
Mënyra amerikane e luftës, mundëson në të njëjtën kohë tërheqjen e trupave dhe luftimet e vazhdueshme, pasi gjatë 2 dekadave të luftës së vazhdueshme, janë shfaqur aftësi të reja që e riorganizojnë në mënyrë thelbësore strategjitë në terren. Aftësi këto që nuk ekzistonin as para sulmeve të 11 Shtatorit 2001:dronë të armatosur, goditje precize autonome, mbikëqyrje totale, luftë kibernetike, janë shfaqur dhe maturuar me kalimin e kohës.
Por më e rëndësishmja:pjesa më e madhe e asaj që garanton vijimin e luftës në Afganistan, gjendet në vendet “e sigurta” të Lindjes së Mesme, madje edhe në Evropë, dhe një pjesë gjithnjë e më e madhe banon në Shtetet e Bashkuara.
Ajo që e mban këtë makineri si një të tërë, është një rrjet global që mbledh dhe përpunon një sasi të jashtëzakonshme informacioni, që i qarkullon ato, që mbështet një sistem në të gjithë botën, dhe që gjeneron sulme me rreze të gjata dhe që merr shumicën e vendimeve.
Ky rrjet jashtëzakonisht kompleks përfshin pjesëmarrjen e gjysmës së vendeve të botës. Një qendër – e përbërë nga komanda gjigante dhe qendrat e inteligjencës – ushqen pika që shtrihen në të gjithë Lindjen e Mesme dhe Azinë Jugore, dhe në Afrikë dhe Azi.
Lufta e përhershme është pra vetë kjo makinë e sapo-krijuar. Sot, ky sistem përfshin dhjetëra vende ku SHBA vret dhe bombardon rregullisht. Modeli amerikan lehtëson “tërheqjen”, pasi vetë rëndësia e “trupave” tokësore është zhdukur praktikisht si një element qendror i vrasjes së terroristëve.
Pasoja nuk është vetëm se lufta e përhershme zhvillohet gjithnjë e më larg syve, por me më pak vdekje dhe plagosje të ushtarëve, për shkak të taktikave të ndryshuara dhe sulmeve gjithnjë e më të largëta. Por lufta është bërë gjithashtu gjithnjë e më e parëndësishme për jetën e amerikanëve.
Në botën tonë të trazuar, Shtetet e Bashkuara po vrasin ose bombardojnë sot në ndoshta 10 vende të ndryshme. Disa i dimë me siguri:Afganistani, Iraku, Siria, Pakistani, Somalia, Jemeni. Disa herë pranohen edhe nga Libia, Nigeri, Mali dhe Uganda.
Të tjerët janë më të fshehta Burkina Faso, Kamerun, Çad, Liban, Nigeri. Dhe akoma të tjerët në Filipine, Republikën e Afrikës Qendrore, Etiopi, Eritre, Kenia, Tajlandë, përmenden kalimthi nëpër lajme.
Përtej këtyre 21 vendeve, forcat amerikane të operacioneve speciale, janë rregullisht të pranishme në rreth 70 vende të tjera të botës, herë me partnerë dhe herë duke vepruar në mënyrë të njëanshme, herë duke luftuar kundër terrorizmit, dhe herë kundër forcave të pafundme të krimit të organizuar ndërkombëtar, dhe madje nganjëherë edhe vetëm duke mbledhur informacione të inteligjencës dhe “përgatitur fushën e betejës” për operacionet e ardhshme.
Lufta e përjetshme është realiteti makabër me të cilin jetojmë sot. Pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, u sikur dikur Shtetet e Bashkuara do t’i ndiqnin terroristët me çdo mjet të mundshëm, se lufta do të ishte e egër, e përgjakshme por e shpejtë. Por ushtria amerikane ka gjithashtu ka kulturën e vet – të drejtuar nga teknologjia, që është e rrezikshme dhe e saktë – që na dënon të bëjmë atë që po bëjmë përjetësisht.
/Përktheu: Abcnews.al
*Marrë me shkurtime