Pse disa futbollistë po mbajnë maska në Kupën e Botës?
Nuk është pjesë e ndonjë rutine festimi. Futbollistët që mbajnë maskë – e cila i mbulon sytë dhe hundën – e bëjnë për t’u mbrojtur.
Ylli i Koresë së Jugut Son Heung-min, pësoi një frakturë afër syrit gjatë fitores së Tottenham kundër Marseille në Ligën e Kampionëve më 1 nëntor.
Son jo vetëm që është rikuperuar në kohë – me ndihmën e maskës – por gjithashtu ka luajtur çdo minutë teksa Koreja e Jugut u kualifikua në fazën eliminatore të kompeticionit pas një fitoreje dramatike me përmbysje 2-1 ndaj Portugalisë.
Por Son nuk është lojtari i vetëm që do të luajë në Kupën e Botës me një maskë mbrojtëse.
Një të tillë e ka veshur edhe Jasko Gvardiol nga Kroacia, për shkak të një problemi në hundë dhe sy.
Ellyes Skhiri i Tunizisë dëmtoi pjesën e mollëzës në tetor për FC Koln në Gjermani, kështu që ai gjithashtu mbajti një maskë që mbulonte hundën dhe anët e fytyrës së tij.
Dhe portieri i Iranit Alireza Beiranvand mbajti një maskë gjatë stërvitjeve – duke zgjedhur të mos e mbante atë në ndeshje – pas lëndimit të tij në kokë kundër Anglisë në ndeshjen e pare.
Këto lloj maskash kanë qenë të zakonshme gjatë viteve të fundit për të mbrojtur lojtarët që shërohen nga lëndimet në fytyrë.