Pse e vrau piloti grek gruan e tij 20-vjeçare? Babai i viktimës zbulon shkakun e vërtetë

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, tronditi mbarë Europën. Babis Anagnostopoulos e mbyti bashkëshorten e tij Caroline Couch dhe qenin e familjes. Ai e inskenoi ngjarjen si grabitje. Ai u dënua nga gjykata greke me burgim të përjetshëm.

Babai i Caroline, David Crouch deklaron se piloti vrasës ka shkruar për krimet e tij në një letër. Piloti grek, sipas babait të viktimës, transportonte drogë me helikopter për llogari të një bande kriminale, por tentoi të tërhiqej pasi i tregoi bashkëshortes për aktivitetin e jashtëligjshëm.

“Jua them unë përse e vrau Caroline-n në sy të fëmijës. Ai ishte i përfshirë me një bandë kriminale që merrej me drogë. Caroline dhe Babis shkonin në një restorant dhe pronari i atij vendi merrej me drogë. Ai foli me Babis dhe i tha se rrjeti kishte nevojë për një pilot helikopteri dhe ishte një punë për të cilën do paguhej mjaft mirë. Babis ishte shumë budalla. Në vend se ta mbante gojën e mbyllur, ai i tha Caroline-s. Caroline ishte një person shumë i drejtë dhe i tha se nuk donte të kishte të bënte me punë të tilla dhe se nëse do të vijonte me biznesin e drogës, ajo do të largohej menjëherë dhe do të shkonte në Filipine”,-thotë babi i viktimës.

SHKARKO APP