Pse është Rusia “e fiksuar” me Ukrainën? Ja rrënjët e konfliktit

Europa është e shqetësuar, dhe ukrainasit do lënë atdheun nga sulmet ruse. Tensionet nuk lindën sot. Kur Bashkimi Sovjetik u shpërbë në 1990, Ukraina një ish-republikë Sovjetike, kishte arsenalin e tretë më të madh atomik. Kievi i ktheu Rusisë rezervat e konsiderueshme bërthamore në këmbim të garancive të sigurisë që e mbronin nga një sulm i mundshëm rus.

Pas vitit 2014, Rusia rriti pozitën globale dhe u shfaq përsëri si një fuqi e konsiderueshme ushtarake. Ukraina po kthehej drejt Perëndimit, Moska u bë gjithnjë e më e shqetësuar se interesat strategjike po kërcënoheshin. Në 2014, presidenti ukrainas kishte marrëdhënie të mira me Rusinë, dhe hodhi poshtë lidhjet me Bashkimin Europian. Kjo shkaktoi një seri protestash në të gjithë Ukrainën, që përfunduan me largimin e Janukoviç nga pushteti.

Rusia nga ana e saj u përgjigj duke aneksuar Gadishullin e Krimesë të Ukrainës. Për të arritur një kompromis, Ukraina dhe Rusia miratuan Marrëveshjet e Minskut në vitin 2015, të cilat përcaktuan se Rusia duhet të largojë të gjitha trupat dhe makineritë e saj nga Ukraina në këmbim që Kievi të pranojë të mbajë zgjedhje të posaçme në Donbas. Rusia nuk i ka respektuar vendimet.

Kremlini filloi të ndryshojë narrativën e konfliktit, duke e inkuadruar atë si një luftë civile në Ukrainë, në të cilën Rusia ishte e përfshirë thjesht si ndërmjetëse. Putini e ka përshkruar Ukrainën si “Rusinë e shenjtë”, vendlindjen dhe paraardhësin e shtetit rus.

Një pushtim i plotë i Ukrainës do të ishte diçka që Europa nuk e ka parë në dekada. Rusia ka grumbulluar trupa përgjatë kufirit lindor të Ukrainës dhe më shqetësuese, ka vendosur 30,000 trupa në Bjellorusi nën maskën e stërvitjeve rutinë ushtarake.

SHKARKO APP